Aktualitet

“Po më rrihte gjyshin”, lihet i lirë i riu që dhunoi mjekun në QSUT


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 22/02/21 |
Doriana Çepunaj

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj të riut, Leonard Berisha, i cili akuzohet se ka dhunuar mjekun Petrit Gjorgji të QSUT.

Sipas Abc news Berisha ka shprehur pendesë para gjykatës teksa tha se mjeku po i rrihte gjyshin, që ishte i sëmurë dhe kishte nevojë urgjente për mjekim.

Kujtojmë se QSUT reagoi duke thënë se të tilla akte nuk duhet të ndodhin dhe se mjeku ka qenë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, i cili kishte rënë nga krevati./Opinion.al

Pas