Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po me fustanellën ç’pate?!

2017/05/21 at 11:56 AM
në -Kulturë, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Po me fustanellën ç’pate?!

Nga Behar Gjoka


Që do jepeshin kalatë me qira, ajo dihej, se pati nisur qysh me kohë, si praktikë e drejtorëve të Instititutit të Monumenteve të Kulturës.

Që nëpër monumente në vend të restaurimit vetëm do të priteshin ferrat, dihej shumë mirë, madje dihej se do restauroheshin me lesh dhie!

Që do të restauroheshin shtëpitë e partisë, si ndërtesa e Kongresit të Përmetit, të trimave të partisë dhe të komunizmit, kudo nëpër rrethinat e Gjirokastrës, Përmetit, edhe kjo dihej. Se të jesh nga Libohova, siç ka rastisur kjo ministresha jonë e kulturës, do të thotë të bësh gjithçka, pa e vrarë mendjen, të bësh çfarë të duash me librin, me kulturën, me teatrin. Ka muaj që zonja Kumbaro, nuk ka lënë gërxh e skërkë të Përmetit, Gjirokastrës, Libohovës, që të bëhet deputete, madje ende pa nisur fushata, duke e lënë detyrën e ministres jashtë vëmendjes.

Dihej edhe kjo, se jemi në Shqipëri, e po të jesh ministër-ministre, nuk pyet për as për ligj e as për Maliq, e luan lojën dhe politikën si të duash…

Po me fustanellën ç’pati? Askush nuk është në gjendje të kuptoj se pse pranohet një hije-fustanelle, një eksperiment që nuk ka lidhje me fustanellën. Kemi parë fustanellën, e moçme që u pati hije mbi supe, ilirëve, albanëve, Faik Konicës, dhjetëra të huajve… Kemi parë fustanellën e kohës, që ndrin e farfurinë si zonjë e rëndë. Fustanella pala-pala, drodhi tokën e drodhi armikun, nëpër shekuj e mote… Ajo që ke hedhur supeve, me sa pashë në televizion, më ngjan me një këmishë të rëndomtë (si këmishë nate), e cila nuk ka asnjë lidhje me fustanellën… Mjerë kultura në çfarë duarsh ka rënë, ku digjen librat dhe heshtet…

Mjerë fustanella se qysh e katandisën, në pikë të hallit… Lere të qetë fustanellën, se megjithatë nuk ke çfarë i bën… As greku, as turku, me ndërhyrjet e tyre, nuk e prishën magjinë e saj, vetëm sa ndërhynë dhunshëm…

Disa nga elementët kryesor, si palat dhe gjatësia, të ndihmojnë për të kuptuar se ndërhyrja është flagrante. Fustanella shqiptare përbëhet nga 60-pala, e cila zgjatej mbi gju rreth 5-10 cm ose deri tek gjuri për të rinjtë dhe komitët, ndërsa tek burrat e vjetër zgjatej deri pak nën gju 8-10 cm. Ku mundesh ta zhubrosësh, atë bukuri dhe magji, që erdhi nga antikiteti, për të treguar se bukuria dhe madhështia ecin mbi male, mbi kohët dhe hapësirat, mbi pushtimet perandorake, mbi sistemet…

Fustanella është simbol, që nuk ka metaforë të zëvendësojë, nuk ka ndërhyrje që mundet ta fshijë. Mos ngatërroni fluturimet pindarike me fustanellën, dëshminë e universit të qenies iliro-arbënore. Përçudnimi, vetëm sa e ka gdhendur madhështinë e saj…

Etiketa: behar gjokadebatkultureKumbaro


Ju sugjerojmë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Para
Për rezultate më të mira në provime përdorni metodën e studentëve në Britani

Për rezultate më të mira në provime përdorni metodën e studentëve në Britani

Ja risitë e Messenger-it

Trillimi i 20-vjeçares: Kunati më kërcënon...por bën gabimin e pafalshëm që e plasi në qeli

Festivali i Kanës 2017, ja si u veshën yjet

Festivali i Kanës 2017, ja si u veshën yjet
















TE FUNDIT

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes
23 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ia ka tërhequr Kanadasë ftesën për t’iu bashkuar nismës së tij, Bordi i...

Lexo më shumë

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi
23 Janar, 2026

Rusia, Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime trepalëshe Kjo është hera e parë që të tre vendet marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
23 Janar, 2026

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe...

Lexo më shumë

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
23 Janar, 2026

Pesë orë diskutuan krerët e qeverive dhe shteteve të BE: Tema kryesore e diskutimit ishte trazirat e ditëve të fundit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com