Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në ishullin e Korfuzit në Greqi teksa ka qenë duke mbledhur ullinj.
Sipas mediave greke, 48-vjeçari ra në kontakt me telat e tensionit të lartë të energjisë elektrike dhe fatkeqësisht humbi jetën menjëherë.
Ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shqiptari kishte ndërruar jetë.Nga hetimet paraprake ka rezultuar që 48-vjeçari shqiptar po përdorte një shkop metalik për të mbledhur ullinjtë, kur fatkeqësisht preku telat e energjisë elektrike të një shtylle që ndodhej aty pranë.
Ndërkohë, autoritetet greke janë duke e hetuar rastin për të zbardhur tërësisht ngjarjen.