Bota

Po mbante fjalim, qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 08/07/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara.

Abe u qëllua dy herë teksa po mbante një fjalim, duke e bërë atë të rrëzohej përtokë. Ndërsa atentatori është arrestuar nga policia.

BBC shkruan se, Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive konfirmoi se Abe kishte një plagë plumbi në të djathtë të qafës.

“Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale (02:30 GMT) në Nara. Një burrë, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet”,-u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

Abe po mbante një fjalim për një kandidat në Nara kur ndodhi sulmi – dëshmitarët okularë thanë se panë një burrë që mbante një armë të madhe dhe qëlloi nga pas.

Ai ra menjëherë në tokë i gjakosur. Oficerët e sigurisë arrestuan atentatorin i cili nuk bëri asnjë përpjekje për të vrapuar.

Mediat lokale të lajmeve thanë se zoti Abe ishte “i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm” ndërsa po transportohej pas të shtënave, duke cituar burime policore./Opinion.al

Pas