Një aksident ujor ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku mjeti lundrues Jetski është përplasur me një shkëmb.
Sipas policisë, me Jetski po lundronin babai me dy vajzat e tij të mitura 12 dhe 13 vjeç.
Nga përplasja me shkëmbin, mbeti i lënduar lehtë vetë 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij.
“Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.