Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku si pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Sipas mediave italiane, 32-vjeçari shqiptar i lindur në Verona ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një Porche.
Ai është përplasur me makina të tjera dhe më pas mjeti përfundoi në një pemë. Bashkë me të udhëtonte edhe një grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimir po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti./Opinion.al