Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë tip Volkswagen Touareg ka goditur një makinë nga mbrapa në rrugën “Transballkanike”.
Sipas informacioneve, drejtuesi i Volkswagen Touareg ishte duke u larguar me shpejtësi, pasi pak momente se të godiste makinën, kishte përplasur një grua.
Një nga drejtuesit e makinave është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu, edhe gruaja që u përplas nga mina ndodhet në spital.