Një 12-vjeçar ka mbetur i vdekur teksa ishte duke u larë në pishinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodër Lumë, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet A.L.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot, fëmija i mitur A.L., rreth 12 vjeç, banues në Kukës, duke u larë në pishinë në fshatin Kodër Lumë, ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.