Një 31-vjeçar shqiptar është arratisur nga spitali i burgut, në Rodos të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ndërsa shqiptari ishte duke marrë mjekim, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
31-vjeçari, i akuzuar për vjedhje, ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit të Chania në Rodos për t’u gjykuar. Ndërkohë policia greke po vijon punën për kapjen e tij./Opinion.al