Arrestohet shqiptari në Britani, pasi u kap në flagrancë nga policia brenda ‘shtëpisë së barit’.
Autoritetet britanike bëjnë me dije se kanë zbuluar një ‘shtëpi bari’, në të cilën sipas informacioneve nga policia janë gjetur më shumë se 300 rrënjë kanabisi.
Bëhet me dije nga mediat britanike se shqiptari i quajtur Renald Pire 35 vjeç, kujdesej për lëndën narkotike, e ndodhur brenda shtëpisë së barit.
I arrestuar nga policia 35-vjeçari akuzohet për rritjen dhe kultivimit e lëndëve narkotike. Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh. Ata i kishin dhënë 7,000 £ , ndërsa theksoi se duhet të shlyente edhe borxhin që kishte ndaj tyre.
Grupi kriminal kishte përshtatur ambientin për rritjen e kanabisit, gjithashtu policia theksoi se ky ishte operacioni më i madh që ishte zbuluar në luginën Swansea./Opinion.al