Rajoni

Po kthehej nga dasma e shokut, vdes në aksident reperi i famshëm grek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 02/09/21 |
Opi Nion

Reperi i njohur grek ‘MadClip’ ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Attica. Mediat greke shkruajnë se ai ishte vetëm 34 vjeç. Këngëtari është përplasur teksa po udhëtonte me makinën e tij Porsche.

Makina me shpejtësi të lartë devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Sipas dëshmitarëve okularë, zjarrfikësit u përpoqën për orë të tëra për ta nxjerrë trupin e bllokuar nga rrënojat e automjetit.

Aksidenti tragjik u shënua rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në Athinë, pasi 34-vjeçari po kthehej nga një dasmë nga e cila ka postuar edhe videot e fundit në rrjetin e tij social, Instagram.

Kanë qenë 12 zjarrfikës, të cilët për 2 orë nxorrën trupin e pajetë të reperit nga makina pas përplasjes fatale, konfirmoi shërbimi zjarrëfikës në një postim në Twitter.

Pas