Një 15-vjeçar shqiptar është përplasur nga treni në Itali dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në stacioni hekurudhor Chiari në Brescia teksa i mituri ka tentuar të kalojë shinat e trenit pa i kushtuar vëmendje nëse aty po kalonte apo jo një tren.
Skena tragjike ka ndodhur në sy të miqve që ndodheshin me të, të cilët dhanë menjëherë alarmin, por me gjithë ndihmën, fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë për të riun.
Edhe pse treni tentoi që të frenonte, pasojat ishin fatale për djalin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.
Familja e shqiptarit, e cila jetonte jo shumë larg stacionit të Chiarit, është tronditur, dhimbje që e ka ndjerë i gjithë komuniteti. Adoleshentin shqiptar thuhet se e njihnin të gjithë, ndërsa ndiqte shkollën e mesme në qytet dhe luante në ekipin lokal të futbollit./Opinion.al