Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta në parë në qendër të Shëngjinit. Sipas Abc news një fëmijë është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën.
Fëmija është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Opinion.al