Rajoni

Po i ikte policisë, përplaset kamionçina, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 12/06/22 |
Opi Nion

Një kamionçinës që përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë në verilindje të Greqisë u përplas me një rrethojë, duke vrarë një emigrant dhe duke plagosur 17 të tjerë, përfshirë shoferin, tha policia greke të dielën.

Shoferi gjeorgjian i kamionçinës ishte nisur drejt perëndimit kur u përplas me një postbllok policie në autostradën kryesore Egnatia.

Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.

16 emigrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk u plagos rëndë, u dërguan në spitalet aty pranë.

Ata thanë se ishin sirianë, thotë policia. Identiteti i viktimës nuk u bë i ditur.

Në të njëjtën kohë, policia greke ndaloi edhe një automjet me katër emigrantë dhe një tjetër me tre persona që nuk ishin emigrantë që me sa duket shoqëronin dy automjetet e tjera.

Të tre, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër janë arrestuar, tha policia greke./REL

Pas