Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është shoqëruar me debate që në nisje.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla.
Alibeaj e akuzoi Nikollën se është duke gënjyer në lidhje me projekt-rezolutën e dorëzuar në Kuvend për të dënuar gjenocidin në Kosovë.
Ndërsa Nikolla iu përgjigj duke i thënë që ta tërhiqte fjalën.
“Përveçse je duke shkelur rregulloren sot sapo gënjeve. Ka një projekt-rezolutë të paraqitur në datë 27 Maj. Ka një tjetër nga disa kolegë që ngjajnë si dy pika uji. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën e përbashkët në Komisionin e Politikës së Jashtme.
Ajo është një projektrezolutë. Duhet të ishte future në seancë që në datë 27 qershor. Ju thatë që Kosova nuk duhet të na ndajë.Po bëheni ju shkak. Keni detyrim që një projektrezolutë që sipas rregullores së këtij kuvendi ta kalosh projektrezolutën ta sjellësh në seancë që secili të shprehë qëndrimin e tij. Ju është bërë ky togfjalësh.
Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë dhe për ta çuar përpara. Është seanca e fundit. Të gjithë jemi te çështja e Kosovës. Është detyrim për ta diskutuar atë projektrezolutë. Nuk kemi ne asnjë ndarje me njëri tjetrin se Kosovën a bashkon. Barrën do e mbani ju”, tha ai.
Sakaq, Nikolla u përgjigj: “Tërhiqeni fjalën mbrapsht gënjen. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20 ku thuhet se të dyja do kalojnë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Nuk është arritur konsesus”.