Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po gabove,të vrasin”,gazetari spanjoll zbulon sekretet e mafias shqiptare

2019/01/24 at 2:32 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po gabove,të vrasin”,gazetari spanjoll zbulon sekretet e mafias shqiptare

Mbrëmjen e së martës u shfaq në kanalin italian “Tv Nove” një dokumentar “Clandestino” i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafian shqiptare. Ai e përshkruan mafian shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.


Ai thotë se ishte fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t’u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.

“Lobi shqiptar është i mbyllur, thotë ai, prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”.

Më poshtë është një pjesë nga dokumentari kur një nga trafiknatët pret në brigjet italiane ngarkesën e 5 kg kokainë me skaf nga Shqipëria.

“Pse vetëm 5 kg?” – e pyet gazetari.

“Është më e lehtë që një njeri të transportojë 5 kg” – përgjigjet trafikanti që shton: “Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë”.

“Më fol për mafian shqiptare” – i kërkon gazetari.

“Eshtë si familja. Nuk flitet për të. Unë nuk flas për familjen time” – thotë i riu me fytyrë të mbuluar.

Një tjetër video tregon një person që falsifikon dokumenta për shqiptarët, punë që i jep mijëra euro. Shqiptarët paguajnë 5 mijë euro për të pasur një pasaportë europiane për t’u larguar nga vendi. Ky është një biznes me fitime të majmë, prej 600 mijë eurosh në vit.

“Grupet mafioze shqiptare janë të organizuara në bazë familjesh, lidhje gjaku dhe fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese, por çdo grup ka kreun e tij. Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet në dokumentar.

Aty tregohet se si funksionon biznesi fitimprurës dhe marramendës i trafiqeve ilegale të mafias shqiptare drejt Italisë e Europës. I infiltruar në brendësi të këtyre grupeve gazetari spanjoll rrëfeu trafikun e kokainës, marijuanës, heroinës, armëve, pasaportave false, bombave artizanale, lidhjeve me mafian napoletane “Camorra” përmes dëshmive ekskluzive të anëtarëve të mafias shqiptare dhe asaj italiane.

Davide Beriarin e nisi udhëtimin në brigjet italiane, aty ku pothuajse çdo ditë mbërrijnë përmes detit kokainë, heroinë, marijuanë, por edhe armë.

Më pas rrëfimi spostohet në Shqipëri ku mes maleve e vendeve të fshehta ku kultivohet marijuana e ku merren në dorëzim sasitë e kokainës e heroinës. Një prej personave që ruan një plantacion thotë se nga kjo fitohet 5 deri 6 milionë euro, por nga ajo fitojnë të gjithë nga kultivuesit dhe ata që e transportojnë.

Heroina e transportuar nga Turqia hyn në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën. Kokaina që vjen nga Amerika Latine ndalet në Roterdam dhe më pas vjen në Shqipëri për tu hedhur në të gjithë Europën. Gazetari spanjoll zbulon se prej kohësh një anëtar i një prej familjeve mafioze të “Camorra” ndodhet në Shqipëri.

Në emrin e sajuar Simone dhe me fytyrë të fshehur ai drejton gazetarin në një prej rrugëve ku do të dorëzohet sasia e heroinës së kërkuar.

“50-80 kg heroinë në javë, dhjetëra kilogramë kokainë, qindra kilogramë marijuanë. Fitimet janë të paimagjinueshme. Për klientët e besuar dhurohet për çdo ngarkesë droge një kallashnikov që në Shqipëri blihet për 300 euro, ndërsa në Itali mbi 1500 euro”– thuhet në dokumentar.

“Mu desh kohë, rrëfen Simone, të fitoj besimin e shqiptarëve. Po gabove vetëm një herë ata të vrasin. Nuk duhet të gabosh kurrë se e paguan me jetën. Shqiptarët nuk mendohen dy herë për të vrarë” – rrefen gazetari.

Një tjetër shqiptar me emrin e koduar “Denis” është një prej organizueseve të trafikut të marijaunës me skafe drejt Italisë. Ai rrëfen për krime makabre ndaj kujtdo që ka provuar të luaj në mënyrë të pistë me mafian shqiptare.

“3 persona u therën copë-copë dhe u groposën se tradhtuan”, thotë një grua që shton: “Nëse je pjesë e mafias shqiptare nuk del më kurrë.”

“Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën”, – e mbyll dokumentarin e tij gazetari investigativ spanjoll Davide Beriarin. /Burimi: Lapsi.al

Etiketa: dokumentargazetarishqiperi


Ju sugjerojmë

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Para
Ku është Klement Balili sot dhe çfarë pritet të ndodhë nesër

Berisha:Shefi i Rendit u kap në Greqi me 1 ton drogë, ja lidhja me Balilin

Dyshohej se vajzat nuk flisnin, ylli ndërkombëtar uron kështu Kimin

Kim Kardashian e vendosur të ndajë vëllain nga e dashura, zbuloni arsyen

Senati i UT në mbështetje të studentëve, por u kërkon të vijojnë mësimin

“Të dalim me një zë të përbashkët”, ja vendimi i fundit i pedagogëve
















TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com