Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pati dje një vizitë zyrtare në Egjipt ku u prit nga homologu i tij Mostafa Madbouly. Veç disa marrëveshjeve të arritura kryesisht në fushën kulturore, Rama premtoi shumë shpejt vendosjen e fluturimeve direkte me Kajron, ndërsa Kryeministri egjiptian foli për rritje të bashkëpunimeve tregtare.
Por, ndjekësit e Kryeministrit në Facebook, kanë vënë në dukje mungesën e flamurit shqiptar në ceremoninë zyrtare të pritjes së delegacionit shqiptar në aeroport.
“Po flamuri shqiptar ku është, e mori era?”, shkruante një nga komentuesit. Kryeministri nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, kur ka shkruar në ceremonialet ushtarake nuk vendoset flamuri I shtetit tjetër. “Nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”, shkruan Rama. Më herët mbi këtë argument kishte shkruar në rrjetet sociale edhe ish-deputeti Myslim Murrizi, duke e quajtur turp mungesen e flamurit tone ne ceremoni./Opinion.al