Dy raketa ruse kanë goditur një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore, duke shkaktuar viktima, ka thënë kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës.
Stacioni përdoret për evakuimin e civilëve nga zonat e sulmuara nga trupat ruse.
Si pasojë e sulmit rrugët e trenave nga Slovyansk, Kramatorsk dhe Lyman, të cilat ndodhen në rajonin e Donetsk, u bllokuan, raportoi media ukrainase Hromadske.
Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko gjithashtu ka raportuar se sulme ajrore kanë goditur linjën hekurudhore në pjesën veriore të rajonit të Donetsk.