Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po e pasuron pandemia industrinë farmaceutike?

2022/02/13 at 9:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Po e pasuron pandemia industrinë farmaceutike?

Nga njëra anë fitime miliardash, nga ana tjetër miliona njerëz pa qasje tek vaksinat. Sa të pasura i ka bërë pandemia koncernet farmaceutike?


Pretendimi I: Industria farmaceutike shënon fitime rekord

Nën Hashtagun #pfizergate qarkullojnë në rrjetet sociale pretendime të panumërta, sipas të cilave, pandemia e Coronës është kthyer në minierë ari për industrinë farmaceutike. “Mania për vaksinim” është kthye në “kremastar të lobit të farmaceutikës” shkruan një person në twitter. Kurse kreu i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank-Ulrich Montgomery, kritikon në një intervistë me SWR “fitimet e pandershme të prodhuesve të vaksinës”.

Verifikimi nga DW: jo i plotë

Po, fitimet e BioNTech dhe Pfizerjanë rritur jashtëzakonisht shumë dy vitet e fundit. Xhiroja e fitimit të firmës farmaceutike nga Mainzi u rrit nga një gjysmë miliardë euro në vitin 2020 në 17 miliardë euro në vitin 2021. Vlera e aksioneve të BioNTech u rrit nga 11 euro në tetor 2019 në 153 euro (gjendje e datës 04.02.2022). Kurse koncerni Pfizer e ka rritur bilancin e fitimit si koncern në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë me 95%. Xhiroja arrinte shifrën e 81 miliardë dollarëve, prej tyre, sipas prognozës vetëm 36 miliardë dollarë lidheshin me vaksinën kundër COVID-19, Corminaty, të cilin ky koncern e zhvilloi së bashku me BioNTech. Nën hijen e këtyre dy koncerneve, edhe koncerni zviceran, Roche si prodhues i testeve PCR dhe atyre të antigjenit ka përfituar po ashtu shumë nga pandemia. Xhiroja e këtij koncerni u rrit në vitin 2021 me 9%, fitimi kapi 59 miliardë dollarë.

Por nuk duhet harruar: industria farmaceutike që prej 20 vitesh ndodhet në ekspansion. Sipas “Statista” xhiroja botërore nga shitja e medikamenteve në periudhën 2001 deri në 2020 është rritur nga 390 miliardë dollarë në 1,27 bilionë dollarë amerikanë.

Firma e konsultimit. Ernst & Young (EY) e shikon rritjen e xhiros vjetore të sipërmarrjeve farmaceutike në kohën e pandemisë si një fenomen të përkohshëm. “Në vitin 2021 xhiroja me 5 vaksinat më të rëndësishme kapte shifrën e 57 miliardë dollarëve, projektimi për vitin 2026 parashikon vetëm 15 miliardë dollarë amerikanë”, shpjegon analisti Alexander Nuyken për DW.

Për krahasim: Me 5 ilaçet kryesore kundër kancerit sipas EY në vitin 2021 u arrit një fitim me afër 40 miliardë dollarë. Për vitin 2026 prognoza e kësaj firme konsultuese parathotë një fitim prej 68 miliardë dollarë.

Pretendimi II: Sigurimi publik i vaksinave u siguron prodhuesve fitime të mëdha

Medikamente, doza vaksine, teste të shpejta – për shkak të porositjeve masive tek firmat farmaceutike kritikët akuzojnë qeveritë e vendeve të ndustrializuara se po i sigurojnë këtij sektori fitime të jashtëzakonshme me para publike. Këtë model biznesi, Aaron Siri nga studioja ligjore e New Yorkut, Siri & Glimstad e quan në Twitter si të “çmendur”. “Qeveria amerikane i jep Pfizer dhe Moderna miliarda, u jep imunitet në rast dëmesh ose nëse (mjetet) nuk veprojnë dhe lëvdon pa kosto produktet e tyre.

Verifikimi nga DW: E saktë

Fakt është që pandemia po u kushton shumë para taksapaguesve. Ka pasur dhe ke ende porositje masive tek koncernet farmaceutuike, sidomos tek prodhuesit e vaksinave. Kështu në Gjermani deri në 16 dhjetor 2021 janë porositur nga federata 554 milionë doza vaksine në vlerë 4 miliardë euro. Për testet e Coronës sipas të dhënave të Zyrës Federale për Sigurinë Sociale janë shpenzuar 7,58 miliardë euro. (gjendja e 17.01.2022.) Krahas kësaj Gjermania investoi ,5 miliardë dollarë në zhvillimin e vaksinave të Coronës, nga të cilat përfituan kryesisht sipërmarrje private.

Për krahasim: miliardave në euro të parave publike për sigurimin e vaksinave, diagnostikimit dhe studimeve u vihen përballë rreth 170 miliardë dollarë ndihma për Coronën. Me këtë shumë qeveria gjermane ndihmoi në vitin 2022 sipërmarrjet, të vetëpunësuarit, të punësuarit që nga fillimi i pandemisë së Coronës. Sipas të dhënave spitalet u kompensuan për humbje të ardhurash apo shtimin e shtretërve të intensivit me 17 miliardë euro: (Gjendja e 01.02.2022).

Pretendimi: Koncernet farmaceutike refuzojnë të japin patentat

Nën Hashtagun #VaccineApartheid  tematizohet qasja në vaksinën kundër COVID-19. Organizata joqeveritare britanike “Global Justice Now”  llogarit se xhiroja me vaksinën Corminaty në 2021-n është 7 herë më e lartë se vlera që të gjitha qeveritë e vendeve me të ardhura të ulta kanë shpenzuar për sektorin e shëndetësisë. Së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë organizatat humanitare kërkojnë dhënien e patentave për vaksinat e Coronës.

Verifikimi nga DW: i paplotë

Deri tani kjo kërkesë është zbatuar nga pak sipërmarrje. Pfizer dhe BioNTech nuk bëjnë pjesë aty. Ato mjaftohen me dhurimin e dozave të vaksinës. Kurse firma britaniko-suedeze AstraZeneca e ofron vaksinën e saj Vaxzeveria me çmim të prodhimit dhe bashkë me shumë vende në zhvillim ka rënë në ujdi për dorëzimin vullnetar të vaksinës dhe transferimin pa kosto të teknologjisë. Moderna, koncerni amerikan, nuk e ka dorëzuar patentën për vaksinën e saj Spikevax, por ka vendosur të heqë dorë gjatë pandemisë nga marrja e tarifave të caktuara për to. Kurse tek medikamentet kundër COVID-it, Molnupiravir dhe Paxlovid, prodhuesit  Merck dhe Pfizer kanë hequr dorë nga tarifat për licensën. Për këtë ka një ujdi të caktuar të Medicine Patent Pool të Kombeve të Bashkuara, që merret me negociimin e ujdive për liçencat e koncerneve farmaceutike./DW



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Të burgosurve iu gjenden pajisje komunikimi në Rrogozhinë

Të burgosurve iu gjenden pajisje komunikimi në Rrogozhinë

I arrestuan djalin dhe e nxorën jashtë komisariatit, pezullohen 2 efektivë

I arrestuan djalin dhe e nxorën jashtë komisariatit, pezullohen 2 efektivë

Vllaznia rikthehet tek fitorja, mund Teutën

Vllaznia rikthehet tek fitorja, mund Teutën
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com