Një i burgosur shqiptar i ka dhënë fund jetës gjatë transferimit nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.
Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë teksa ishte në lëvizje.
Ai ishte dërgua në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Mediat greke shkruajnë se i burgosuri ishte nga Shqipëria dhe vuante dënimin me burg për vepra të ndryshme.
Policia përkatëse po heton rrethanat në të cilat i arrestuari i ka dhënë fund jetës, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij./Opinion.al