Trupi i pajetë i një 38-vjeçari shqiptar është gjetur në “Lago Maggiore” në Itali. Bëhet fjalë për Festim Brankollarin i cili u gjet pas disa orë kërkimesh pasditen e së premtes.
Alarmi u dha nga disa dëshmitarë që panë shqiptarin nga dritaret e një hoteli ku po qëndronin. Ai u rrëzua teksa po bënte sërf.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën një ekip zhytësish nga Milano, zjarrfikësit nga Arona dhe një helikopter nga Malpensa.
Kërkimet zgjatën rreth dy orë. Trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 20:00, në 20 metra thellësi dhe 100 metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet.
38-vjeçari shqiptar jetonte në Arona dhe ishte punësuar prej më shumë se 10 vitesh në një hotel./Opinion.al