“Po bëjmë aksidente nga pemët”, emisioni “Stop” vë në lëvizje bashkinë për krasitjen

Shoferi i dy autobusëve dykatësh, Andi Balla, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan se duke transportuar studentë me automjetet 4 metra të lartë, degët e pemëve i dëmtojnë autobusët dhe thyejnë xhamat. Ai shprehet se nuk do që të priten pemët, por të merren masa nga bashkia që të krasiten degët e tyre sepse po kthehen dhe në burim aksidenti.


Andi tregon se detyrohet të ndryshojë korsi për shkak të degëve të varura. Ai fillimisht iu drejtua bashkisë Tiranë ku i thanë se duhet të bënte një kërkesë te njësia numër 9 ku është banor. Më pas iu drejtua Drejtorisë së Gjelbërimit dhe Bashkëqeverisjes ku i thanë se do të merren masa, por asgjë nuk u bë.

Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, drejtori i Drejtorisë së Gjelbërimit dhe përgjegjesi i krasitjes, Erjon Salliu, nisën punën për krasitjen e pemëve duke premtuar që ta vazhdojnë këtë proces në të gjitha akset problematike./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT