Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po analizojmë daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit/ Berisha-Ramës: Deklaratë prej zuzari

2023/04/07 at 1:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Po analizojmë daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit/ Berisha-Ramës: Deklaratë prej zuzari

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte konferencën e përjavshme me gazetarët, ku gjatë fjalës së tij komentoi deklaratën e bërë nga kryeministri Rama për çështjen e “Becchetti”.

Berisha e dënoi me forcë deklaratën e Ramës, i cili sot u shpreh se Shqipëria po shqyrton daljen nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar .

Berisha tha se deklarata e tij ishte një deklaratë prej zuzari, pasi sipas tij, arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB.

“Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së.

Kjo pasi institucionet e Bretton Ëoods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së.

Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB.

Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100fishin e saj.

Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro.

300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.

Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Eid Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirm të gjitha rregullave, kalatat e mallrave.

Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Beketin po për Vjosën.

Edi Rama, në një vendim mirëfilltë korruptiv, ndërhyn në një problem mes dy kompanive private, i paftuar. Dhe ajo që nuk ndodh kurrë, përzën një kompani, përzen Beketin nga urrejtja që kishte.

Ndërkohë që kompania tjetër nuk kishte asnjë ankesë për Beketin, dhe kompania tjetër nuk ishte dosido, por ishte Deutsche Bank.

Është në proces dhe së shpejti përfundon edhe gjyqi me Aktorin, ndaj të cilit janë sjellë në mënyrë banditeske.

Pasi janë korruptuar plotësisht, u prishën në pazare dhe i përzunë në kundërshtim me rregullat tregtare. Aktor e ka të sigurt, sipas informacioneve që kam unë, sepse prishja ka qenë absolutisht në dhunim të kontratës.

Ajo që ndodh është se në disa nga këto arbitrazhe, bashkëshortja ka qenë Avokate e Shtetit, bashkëshorti ka qenë avokat i të paditurit. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër.

Mos u habisni nëse këto gjoba janë ndarje parash mes paditësve dhe të paditurve”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: sali berisha

Ju sugjerojmë

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

25 Dhjetor, 2025 10:32 am
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
Bota

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

25 Dhjetor, 2025 10:14 am
Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
Bota

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

25 Dhjetor, 2025 9:38 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Para
Sherr në mes të lokalit, plagosen me thikë 3 persona në Shkodër

Sherr në mes të lokalit, plagosen me thikë 3 persona në Shkodër

Berisha për Kim:Ndërhyrja në fushatë, krim.Gjuhën e piromanit e përdorin ata që kanë ethe

Berisha për Kim:Ndërhyrja në fushatë, krim.Gjuhën e piromanit e përdorin ata që kanë ethe

Berisha akuza Veliajt: Pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit

Berisha për Glover: Raporti i fundit për zgjedhjet më profesionali, qeveria e injoroi

TE FUNDIT

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
25 Dhjetor, 2025

Kryeministrja Giorgia Meloni i tha stafit të Zyrës së Kryeministrit të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve, sepse do t’u duhet, duke...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
25 Dhjetor, 2025

Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim, vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në...

Lexo më shumë

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
25 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, tha se vendi i tij ka nevojë për paqe ndërsa...

Lexo më shumë

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
25 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com