Kronikë

Plumba hotelit në Tushemisht, cili është autori i ndaluar nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 09/08/20 |
Opi Nion

Policia njoftoi sot arrestimin e njërit nga autorët që qëlluan me armë ndaj një hoteli në Tushemisht mëngjesin e së shtunës. Ai është Mariglen Topuzi, 34-vjeç, i cili në fakt rezulton emër i njohur për uniformat blu, pasi ka qenë dënuar më parë për shkatërrim prone me armë zjarri.

Policia njoftoi se për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, I. B., 52 vjeç,  M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.

Mësohet se ndaj autorit dhe pronarëve të hotelit ka patur një konflikt të hershëm, çka ka bërë që persona me motor, të gjuajnë më shumë se 100 plumba kallashnikovi mbi makinat e parkuara dhe dy dhomave të hotelit, duke terrorizuar pushuesit./Opinion.al

Pas