Një 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në qytetin Krefeld të Gjermanisë.
Sipas medias gjermane Bild, si rrjedhoje e ngjarjes një operacion i gjerë policor është ndërrmarë në qytetin Krefeld.
42-vjeçari po lëvizte me biçikletë në pjesën jugore të qytetit në Garnstraße kur u qëllua pak para orës 20:00. Shqiptari u rrëzua nga biçikleta menjëherë pas të shtënave dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Mediat gjermane raportojnë se autori ose autorët e kanë qëlluar 42-vjeçarin, identitet i të cilit nuk bëhet i ditur, në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Më pas autorët janë larguar.
“Ndodhi një vrasje”, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë. Nuk ka detaje të mëtejshme ndërsa policia ka rrethuar vendin e krimit.
Po vijojnë kërkimet për autorin ose autorët e arratisur. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim për ngjarjen./Opinion.al