“Nga nesër do të bojkotojnë të gjitha shërbimet 24 orëshe”, ky është paralajmërimi i mjekëve që kryejnë specializimin afatgjatë pranë kirurgjisë së përgjithshme në QSUT.
Ky lajm është publikuar në profilin e Shoqatës së Specializantëve dhe Mjekëve të rinj në “Facebook”.
Përmes një peticioni të firmosur prej tyre, ata kërkojnë plotësimin e menjëhershëm të 5 kushteve që lidhen me situatën tejet të vështirë që sipas tyre është krijuar gjatë shërbimeve roje 24 orëshe.
Kërkesa i është drejtuar dy ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit si dhe QSUT mjekët e rinj kërkojnë pagesë për rojet e natës, ushqim në mensën e spitalit, heqjen e pagesës së tarifës së parkingut, zbatimin dhe respektimin e kodit të punës dhe kontratës së lidhur nga drejtoria e spitalit, si dhe rikthimin e pranë urgjencës kirurgjikale të dhomës së mjekut specializantë me kushtet më bazike.
Mjekët e kanë theksuar se bojkotimi i shërbimeve 24 orëshe në urgjencë dhe në pavione do të bojkotohen deri në plotësimine kërkesave të tyre.
Statusi i plotë:
“Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e menses se QSUT, duke u detyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut brenda ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: SPECIALIZANTET E KIRURGJISE TASHME NUK KANE ME AS DHOMEN E TYRE NE URGJENCEN E QSUT…???
Turp…!”
P.s. share ju lutemi kolege…/ Opinion.al E.Xh.