TIRANE- Botuesi Fahri Balliu ka shkuar edhe më tej në trajtimin e çështjes së vendosjes së pllakatës turke në kalanë e Lezhës, kur tha se ky mbase është provokim nga fiqnjët.
“Ky është një provokim. Nëse ajo pllakë do të ishte në kala, aty duhej të mbetej. Por kur e vë dhe e heq, e shoqëron edhe me mbishkrime do të thotë se pas ka një dorë të keqe. Një dorë që kërkon përçarje. Populli është i qartë, sepse ata nuk duan përçarje”. Kështu argumentoi Balliu, i cili ndër të tjera tha se “ kjo nuk është islamofobi, pro djallëzi për të shpikur një konflikt për përçarjen e religjionit… ndoshta edhe nga fqinjët”.