Mediat serbe kanë reaguar pas një banderole të shfaqur nga tifoklubi “Plisat” e Prishtinës në Marsejë.
Para se të fillojë ndeshja Francë-Shqipëri, “Plisat” shfaqën një banderolë ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri.”
Ky provokim i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat serbe, të cilat edhe kanë reaguar në lidhje me gjestin e tifoklubit më të njohur të Prishtinës.
Ato kanë shkruar se tifozët e Shqipërisë kanë shfaqur një mesazh provokues me përmbajtje politike, që është i ndaluar me rregullore nga UEFA.