Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plehrat në Durrës,Qeveria jep lekët:Bashkitë të zgjidhin urgjent problemin

2021/07/15 at 5:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plehrat në Durrës,Qeveria jep lekët:Bashkitë të zgjidhin urgjent problemin

Qeveria shqiptare ka marrë një vendim këtë të enjte në lidhje me problemin e krijuar me mbetjet në bashkitë e Qarkut Durrës. Këshilli i Ministrave shpreh gatishmërinë që të paguajë për pastrimin e qytetit.

Në vendim thuhet se Bashkitë e Qarkut të Durrësit duhet të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark.

Po ashtu theksohet se nëse paratë nuk janë të pamjaftueshme për t’u përballuar nga buxheti i bashkisë përkatëse të Qarkut të Durrësit, bashkia i drejtohet ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim mbulimin e diferencës së efekteve financiare të kërkuara. Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë i propozojnë Këshillit të Ministrave miratimin e fondit për trajtimin e mbetjeve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë e Qarkut të Durrësit, këshilli i qarkut përkatës dhe prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE NË BASHKITË E QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10431, datë 9.7.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonominë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Bashkitë e Qarkut të Durrësit të marrin masa të menjëhershme për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark, duke mbajtur në konsideratë legjislacionin në fuqi në fushën e mbetjeve.

Pas studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira financiare për trajtimin e mbetjeve urbane, në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, nëse efektet financiare të zgjidhjes janë të pamjaftueshme për t’u përballuar nga buxheti i bashkisë përkatëse të Qarkut të Durrësit, bashkia i drejtohet ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim mbulimin e diferencës së efekteve financiare të kërkuara.

Pas dërgimit të kërkesës financiare, ministritë propozuese të këtij akti i propozojnë Këshillit të Ministrave miratimin e mbështetjes financiare për bashkitë e përfshira në Qarkun e Durrësit, në përputhje me instrumentet e parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë e Qarkut të Durrësit, këshilli i qarkut përkatës dhe prefekti i Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi me botimin në “Fletoren zyrtare”./Opinion.al

Etiketa: bashkia e durresitplehratqeveriavendim

Ju sugjerojmë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Me 179 km/h në Vlorë-Fier, policia pezullon 45 patenta, vendos 1890 gjoba

Me 179 km/h në Vlorë-Fier, policia pezullon 45 patenta, vendos 1890 gjoba

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA

Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë

Emri/Shpërdoroi detyrën, Gjykata jep vendimin për kreun e IMT-së Tiranë

TE FUNDIT

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
9 Shkurt, 2026

Shërbimi i inteligjencës i Rusisë ka deklaruar se tentativa për vrasjen e gjeneralit Vladimir Alekseyev të premten u urdhërua nga Shërbimi i Sigurisë...

Lexo më shumë

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
9 Shkurt, 2026

Tre persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar, u vranë si pasojë e sulmeve ruse me dronë gjatë...

Lexo më shumë

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
9 Shkurt, 2026

Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com