Aktualitet

Plazhi i Durrësit nën “pushtetin” e mushkonjave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 26/06/22 |
Opi Nion

Plazhet e Durrësit janë mbipopulluar këto ditë të nxehta Qershori.Por qëndrimi nën shoqerinë e insekteve të ndryshme është kthyer tashmë një normalitet. Procesi i dezinsektimit që kryhet zakonisht në muajin Maj, nuk ka nisur ende për këtë sezon veror. Një situatë e tillë ka shqetësuar pushuesit jo vetëm për rehatinë, por edhe për shëndetin e tyre.

Përveç vijës bregdetare, dezinsektimi nuk ështe kryer as në zonat urbane. E kontaktuar nga Tv Klan, nga Bashkia e Durrësit pohojnë se ka përfunduar vetëm dezinfektimi i plazheve, por për dezinsektimin kërkohen mjete që ata nuk i disponojnë.

Buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion një fond prej 79 milionë lekësh që ky proces të kryhet në të gjithë vijën bregdetare të vendit.

Por Tv Klan publikoi të premten se mungesa e dezinsektimit ka ardhur si pasojë e pezullimit te 4 tenderave të shpallur nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, pasi subjektet kanë ankimuar kriteret e kualifikimit./ Tv Klan

Pas