Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me anë të të cilës informon ndjekësit në lidhje me platformën “Salla e studimit online”.
Ai thekson se në platformën “Salla e Studimit online”, mund të hulumtosh dokumentet arkivore falas në çdo orë, në Shqipëri dhe jashtë vendit.
“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell Sallën e Studimit në shtëpinë tënde. Në platformën “Salla e Studimit online”, mund të hulumtosh dokumentet arkivore falas në çdo orë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, me të njëjtën procedurë dhe formë, sikur të ishe i pranishëm në Sallën e Studimit në Tiranë. Ky novacion bën që arkivi shqiptar të jetë i vetmi në Europë që ofron çdo dokument online dhe falas”, shkruan Rama.