Kryesore

Platforma, Rama-Metës: Nuk gënjej dhe nuk quhem Yuri Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 22/05/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se më 8 prill i kishte dorëzuar kryeministrit Edi Rama një projekt-platformë me 14 pika, të cilën ai e prezantoi sot para mediave.

Kjo gjë u mohua nga Rama, ndërsa në një reagim të dytë Meta tha se Rama gënjen , pasi sipas tij, ai është njohur me këtë platformë.

Ndërkohë, Rama ka reaguar përsëri, duke thënë se ai nuk gënjen, ndërsa ironizon deklaratën e Metës duke thënë se “unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar.”

Reagimi

Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit./Opinion.al

Pas