Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Platforma me 14 pika, Meta: E hartova pas takimit me ambasadoren e SHBA

2020/05/27 at 5:05 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

Presidenti Ilir Meta ka folur përsëri në lidhje me situatën aktuale politike si dhe me reformat që ka ndërmarrë Shqipëria.


Meta ka sqaruar gjatë një interviste për “Albanian Daily News”, platformën e tij me 14 pika për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Presidenti shprehet se projekt-platformën e ka bërë pas një takimi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, që do të shërbente si pikënisje për një dialog të strukturuar dhe hap pas hapi deri në një dokument të konsoliduar të dakordësuar të të gjitha palëve.

Sipas Metës, përpjekjet e tij për të bashkuar palët politke në një proces të përgjegjshëm dhe efektiv gjithëpërfshirës mori një përgjigje mjaft brutale mëngjesin e 17 majit, kur u shkatërrua Teatri Kombëtar.

Intervista:

Cili është qëllimi i Platformës suaj?
Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë aktorët politikë vendas shfaqën një sjellje të përgjegjshme dhe një frymë të re bashkëpunimi, në shërbim të interesit më të lartë ndaj qytetarëve dhe vendit. Me këtë frymë, unë organizova dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, mbizotëroi ndjenja e përgjegjshmërisë.

Më 23 mars 2020, gjatë një takimi pune me Ambasadoren e SHBA diskutuam se si mund të ndërtojmë më tej mbi këtë frymë, veçanërisht në kontekstin e nisjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE, kur në qershor pritej prezantimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe raportet e progresit për secilin vend.
Ramë dakord se zbatimi i prioriteteve kyçe, sipas përgjegjësive të secilit aktor dhe në një frymë bashkëpunimi janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Gjatë këtij takimi i premtova Ambasadores se do t’i nisja shumë shpejt një projekt-platformë, që do të mund të shërbente si pikënisje për një dialog të strukturuar dhe hap pas hapi deri në një dokument të konsoliduar të dakordësuar të të gjitha palëve, me angazhime konkrete dhe të matshme për çdo aktor institucional. Në datën 8 prill, kjo projekt-platformë iu përcoll Ambasadores, siç kishim rënë dakord.

A e cënon kjo Platformë Reformën në Drejtësi?

Kushdo që e lexon këtë projekt-platformë mund ta shohë qartë që ka vetëm tre referenca bazë: 15 kushtet e Bashkimit Europian, zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, dhe orientimin sipas rekomandimeve që jep Projekt-Opinioni i Komisionit të Venecias i datës 6 mars 2020, i kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë. As BE, as Kushtetuta dhe as Komisioni i Venecias nuk e cënojnë reformën në drejtësi, përkundrazi nxisin, inkurajojnë dhe kërkojnë zbatimin më rigoroz të saj.

Ashtu sic rekomandojnë dhe BE dhe Komisioni i Venecias për të disatën herë, ashtu siç e përmban fryma e Kushtetutës, dhe ashtu siç e kam përsëritur pa u lodhur dhe unë, zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi duhet të ruajë frymën e konsensusit për të shmangur kapjen nga forca politike në pushtet.

Të gjithë e dimë se aktualisht i vetmi dialog gjithëpërfshirës po zhvillohet në kuadër të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, të ngritur me mbështetjen edhe të BE. Një nga propozimet e projekt-platformës ishte që cdo nismë apo kërkesë për ndryshime ligjore që mund të konsiderohen të nevojshme nga palët, sikundër kanë propozuar disa eksponentë të mazhorancës, të diskutohej në këtë model formati gjithëpërfshirës, përpara se të miratohej në Parlamentin një-partiak. Pra, në thelb do të mund të sigurohej moscenimi i Reformës në Drejtësi, ndryshe nga sa sugjeron pyetja juaj.

A është e vlefshme më kjo Platformë?
Kjo platformë është në shërbim dhe dobi të plotësimit të 15 kushteve të BE. Përderisa kushtet e integrimit europian janë në fuqi, dhe koha po rrjedh, padyshim që është edhe më e vlefshme, e domosdoshme, e menjëhershme dhe aktuale. Fatkeqësisht duket se interesi, sidomos nga ana e Kryeministrit, në përmbushjen e kushteve të integrimit nuk është ai që duhet të ishte, pasi çdo kusht i përmbushur kërkon që Kryeministri të bëjë hapa mbrapa nga territoret që ka pushtuar në drejtësi, media, dhe drejtime të tjera.

A do angazhoheni më ju për këtë gjë?

Mendoj se përpjekjet dhe vullneti im për të bashkuar palët në një proces të përgjegjshëm dhe efektiv gjithëpërfshirës mori një përgjigje mjaft brutale mëngjesin e 17 majit. Atë mëngjes u shokua jo vetëm populli shqiptar por edhe e gjithë bota demokratike, u shemb në mënyrë të paligjshme jo vetëm Teatri por edhe çdo shpresë që kjo qeveri mund të respektojë parimet e shtetit të së drejtës.

Për më tepër, që u refuzuan jo vetëm thirrjet e mia për të pritur gjykimin e Gjykatës Kushtetuese por edhe ato të Komisionit Europian dhe të shumë partnerëve të tjerë të përgjegjshëm. Megjithatë, unë i nxis palët të shohin mundësinë e rivendosjes së një besimi apo bashkëpunimi në këtë drejtim. Megjithëse duket qartë që ethet e fushatës elektorale kanë nisur dhe integrimi europian duket se ka humbur edhe si retorikë në prioritetin e tyre./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Kronikë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

2 Dhjetor, 2025 10:33 am
Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues
Kronikë

Veliaj në GJKKO: Vendosja ime në një kafaz, trajtim poshtërues

2 Dhjetor, 2025 10:26 am
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
Kronikë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

2 Dhjetor, 2025 9:30 am
Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
Kronikë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

2 Dhjetor, 2025 9:23 am
Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
Bota

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

2 Dhjetor, 2025 9:08 am
Para
COVID-19 në Britani, rritet numri i viktimave

COVID-19 në Britani, rritet numri i viktimave

Mesazhi i diplomatit, Meta: Tregon paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë

Mesazhi i diplomatit, Meta: Tregon paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë

Ndryshimet në ligj, cigaret do të shiten vetëm në pika të autorizuara

Si po përdoret duhani për të luftuar COVID-19?
















TE FUNDIT

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
2 Dhjetor, 2025

Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe...

Lexo më shumë

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Dhjetor, 2025

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
2 Dhjetor, 2025

Çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kolegji nuk...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
2 Dhjetor, 2025

PS do të votojë kandidaturën që do të mbështesë PD për Avokatin e Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com