Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë me anë të një letre, ka akuzuar Lulzim Bashën për humbjen e thellë në zgjedhje. Erion Piciri, ndër të tjera ka shkruar se humbja e zgjedhjeve i dedikohet drejtimit të dobët nga lideri.
Dorëheqja e menjëhershme e Lulzim Bashës është kërkesa e parë që Piciri ka, duke u shprehur se qëndrimi tij cënon besueshmërinë e PD.
Më tej kandidati i PD kërkon krijimin e një komisioni të posaçëm me mandat dy mujor, me figura përfaqësuese dhe pa konflikt interesi për administrimin e debatit dhe përpilimin e një statuti të ri.