Mesnatë grabitjesh në Sarandë. Në fshatin Jerme, grabitësit kanë hyrë në banesën e biznesmenit Jani Bokollo, 42 vjec dhe kanë marrë kasaforten brenda së cilës ndodheshin 40 milionë lekë të vjetra.
Ndërsa në Ksamil, një grabitës ka hyrë në banesën e shtetasit J.Nika, ku ndodhej një pushues italian. Ky i fundit është përleshur me grabitësin të cilit i ka rënë kapelja dhe thika që mbante në dore dhe është larguar pa marrë gjë. Ndërkohë që një tjetër grabitje ka ndodhur edhe në lagjen nr.3 ne vendin e quajtur “Baxho” në Ksamil, në një banesë ku ndodheshin disa pushues nga Korça.