Aktualitet

Plas sherri mes Tabakut dhe Felaj: Pusho! Qetësohu! Ose do të marr masa



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 21/02/22 |
Opi Nion

Një përplasje verbale ka pasur mes kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabakut dhe anëtares socialiste Ermonela Felaj, e cila komunikoi se PS do padisë në SPAK kryetaren e komisionit.

Tabaku: Ju kishte munguar Ermonela ja ku është. Pusho të flas unë. Pusho. Pusho. Se do marr masa do të përjashtoj nga Komisioni. I kërkoj shërbimeve të kuvendit që të marrë masa ta largojë. Zonja Felaj nuk ishte këtu. Dhe u tha se nuk e dimë që bëjmë mirë apo jo dhe kemi nevojë për SPAK. Dhe unë me sugjerime të kolegëve organizova një takim me Krajën

Felaj: Mos manipulo.

Tabaku: Ju lutem. Je duke prishur komisionin hetimor. Nuk ma humb dot durimin mua. Pusho po të them. Pusho (ngre zërin) Erdhi me pushime me fuqi të plota./Opinion.al

Pas