Përplasja PS-LSI ka zbritur edhe në nivel lokal. Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami ka shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Ylli Muhon i cili i përkiste PS-së.
Ylli Muho prej vitit 2003 e deri më 2015 ka mbajtur postin e Kreut të Komunës Antigonë. Ndërsa vetë ky i fundit nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me atë qe ai e ka komentuar thjesht si një lirim nga vendi i punës.