Mes forumeve rinore të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka më paqe, ndonëse PS dhe LSI vazhdojnë të bashkë qeverisin. Sulmi më i fundit është ai i Eljo Hyska, që mban pozicionin e Sekretarit të FRESSH.
Ai ironizon një këngë që të rinj të LRIsë i kanë kushtuar Ilir Metës. Ironinë e tij ai e lidh me një status në Facebook të dita ditëve më parë të një drejtuesi të LRIsë, i cili tregonte një bashkëbisedim me gushen ndërsa sulmonte ishkryetaren e FRESSH, Elisa Spiropali.