Kronikë

Plas goma e kamionit, plagoset rëndë polici i rrugores



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 07/01/23 |
Opi Nion

Një efektiv i policisë rrugore është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi gjatë kohës që po rregullonte trafikun ka plasur njëra nga gomat e një kamioni që kishte pësuar defekt dhe kishte bllokuar aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.

Tashmë pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për ta transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.

Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.

Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar”-njofton policia.

 

Pas