Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plas debati te Komisioni i Ligjeve. Alibeaj – Gjonaj: Do flasim për koleksionin e rrobave?

2018/06/18 at 1:49 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Plas debati te Komisioni i Ligjeve. Alibeaj – Gjonaj: Do flasim për koleksionin e rrobave?

Mbledhja e Komisionit parlamentar të Ligjeve është shoqëruar me debate. Të djathtët, nëpërmjet Alibeaj kanë kërkuar një raport me shkrim që me sa duket ka munguar në komision.


Ndërsa ka marrë fjalën deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa theksoi që sot 7 ditë para vendimit për negociatat, shteti shqiptar është pa një këmbë, që është sistemi i drejtësisë. Ai përmendi bllokimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq kreu i Ligjeve Ulsi Manja i kërkoi disa herë të fliste për procedurë dhe jo jashtë teme duke i tërhequr vëmendjen. Sipas Manjës, deputetët e PD e kanë mendjen tek ndeshja e orës 2 dhe duan të shtyjnë kohën.

Enkelejd Alibeaj: Unë besoj se është i rëndësishëm që një përfaqësuesi i qeverisë përballet me parlamentin, me deputetët, me përfaqësuesit e popullit, sigurisht jo si pelegrinazhi juaj. Jemi jo më larg se një javë nga ai momenti historik ku Europa do të japë notën e vlerësimit për shqiptarët, për çeljen e negociatave. Dhe kjo notë besimi ka të bëjë me luftën e kriminalitetit.

Sa e kanë luftuar institucionet dhe sa është vullneti i qeverisë për ta luftuar në mënyrë serioze kriminalitetin. Nga ju kryetar dhe as nga sekretaria nuk ka një raport të shkruar, të përgatitur nga institucioni që ka ardhur për të raportuar. E kuptoj këtë frikë për të raportuar dhe lënë me shkrim gjëra nga inst më të larta. Sepse nga funksionari që ka ardhur sot, është bërë e ditur se për çdo gjë mund të flas por jo për Tahirin, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn, Nezar Seitin. Por për çfarë ka ardhur për të folur për koleksionin pranverë-verë të Miu-Miut.

Unë e paragjykoj për faktin se asnjëri prej jush nuk duhet të pranojë faktin që ka ardhur pa një dokument të shkruar. Pavarësisht faktit, ka shumë gjëra për të folur. Mbi këtë ministri dhe titullarin e saj qëndron një faturë shumë e rëndë, qoftë për negociatat, qoftë për reformës në drejtësi, luftën ndaj kriminalitetit por edhe për një fakt akoma më të rëndë. Sot Republika jonë që për 7 ditë kërkon t’i çelen negociatat është një republikë që i ka rënë një këmbë e pushtetit, sistemi i drejtësisë. Besoj se kjo do duhet të jetë një nga sensibilitetet më të mëdha të Mistria e Drejtësisë. Sot Republika e Shqipërisë është një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese.

Ulsi Manja: E more fjalën për procedurë. Do flasë ministrja e Drejtësisë. Në të kundërt e mbyllim mbledhjen.

Enkelejd Alibeaj: Duhet t’i themi gjërat, nuk duhet të kemi frikë nga fjala. Nuk zgjidhen problemet duke ia mbathur. Ki durim mos ia mbath dhe më dëgjo.

Ulsi Manja: Nuk jam nga ata burra që ia mbath. Propozim konkret për procedurë. Nuk kam kohë të rri gjithë ditën këtu. E kam thirrur ministren e Drejtësisë për të folur për 2017.

Enkelejd Alibeaj: Gjykatë e Lartë e kapur. Prokuroria drejtohet nga një njeri i emëruar në kundërshtim me ligjin dhe pa vetting. Çfarë do t’i tregoni shqiptarëve për luftën ndaj kriminalitetit? Për çfarë drejtësie do flasim. Historia e kapjes së drejtësisë, e rrëmbimit të drejtësisë ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ata që aspirojnë për çeljem e negociatave dhe e duan. Ku e ke Saimir Tahirin? Ku e ke Fatmir Xhafajn, pretendon të luftojë kriminalitetin ndërkohë që vëllain e vet e degdisi.

Ulsi Manja: Ke propozim konkret për procedurë. Rregullorja e ka 2 minuta për procedurë. Është 2 minuta për procedurë. Lexon rregulloren e Saliut ti. Ti do të flasësh deri kur të vijë ndeshja e orës 2. Të shtyni kohën në komision, të dilni që këtu në orën 2. Për ju Shqipëria kampionat botëror është, sport. Ka një orë që e ka marrë fjalën. Përmbylle.

Enkelejd Alibeaj: Do flasin të gjithë deputetët.
Ulsi Manja: Flisni tek selia e PD.

Enkelejd Alibeaj: Si ka mundësi që Agron Xhafaj të barisë i lirë në Vlorë, në Tiranë, madje dhe para ministrisë së Drejtësisë, i dënuar në Itali? Ju mund ta keni marrë si Spaçi këtë historinë me këtë pelegrinazhin tuaj.

Ulsi Manja: Çkeni me pelegrinazhin tonë, dilni dhe ju. Mblidhuni dhe ju, mos rrini në Tiranë.

Enkelejd Alibeaj: Se me kë mblidheni ju është e qartë. Ndeshja e vetme për të cilën interesohet sot dhe duan rezultatin është pikërisht kjo. Që rezultati të jetë pozitiv kërkohet seriozitet.
Ulsi Manja: Ndeshja fitohet me punë dhe jo llafe.



Ju sugjerojmë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Politikë

“Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

20 Shtator, 2025 1:46 pm
Para
VIDEO/ U vra nga e shoqja, përcillet në banesën e fundit Kujtim Donaj. Familjarët: Ku e gjeti pistoletën?

VIDEO/ U vra nga e shoqja, përcillet në banesën e fundit Kujtim Donaj. Familjarët: Ku e gjeti pistoletën?

Me tunën nuk flet, por ja çfarë bën Robert Berisha me Tianin e vogël

Me tunën nuk flet, por ja çfarë bën Robert Berisha me Tianin e vogël

Gafurr Mazreku Qytetar Nderi, reagon ashpër PD: Akt i pashembullt e kriminal i Edi Ramës

Gafurr Mazreku Qytetar Nderi, reagon ashpër PD: Akt i pashembullt e kriminal i Edi Ramës
















TE FUNDIT

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com