Hyrja në Shqipëri e një pajisje që kryen funksionin e zbulimit të përgjuesve ambiental nuk është e ndaluar sipas ligjit shqiptar.
Ky është mendimi i Ndue Pjetra, drejtues i Institutit Dedektiv Privat, i cili thekson se me ligj, urdhër ose udhëzim në vendin tonë nuk ekziston të jetë shkruar se pajisje që kryejnë një funksion të tillë u ndalohet hyrja në Shqipëri.
Ndërsa, prokurori Besnik Muçi deklaroi se një pajisje që përdoret për përgjim ose identifikim gjetje të dhënash, pra indentifikojnë vendodhje personash kjo pajisje duhet të deklarohet dhe të lincensohet .
Muçi tha se pajisjet e përgjimit janë në kontrollin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe nuk lejohet përdorimi i tyre nga kompani apo persona privat.
Shiko videon: