Kryesore

Planifikuan sulm terrorist në emër të ISIS në Itali, çifti me origjinë nga Kosova



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 24/06/22 |
Opi Nion

Një burrë dhe një grua me origjinë nga Kosova u arrestuan pasi sipas mediave italiane dyshohet se janë trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe kanë planifikuar të kryejnë një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” ISIS.

Carabinieri del Ros, me mbështetjen e Komandës Provinciale të Trentos, të Grupit Special të Ndërhyrjes (Gis), më 15 qershor, zbatuan një urdhër ndalimi të prokurorit, të lëshuar nga Prokurori Publik i Trentos, ndaj dy të dyshuarve.

Të dy personat janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane për bashkëpunim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, rekrutim dhe trajnim për qëllime terroriste, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Burri dhe gruaja, u ndaluan më 15 qershor, pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria e Trentos, ndërsa gjykata vendosi më 18 qershor masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Për burrin u edhe mbajtja e byzylykut elektronik.

Vendimi për masën e sigurisë, sipas karabinierëve është përcaktuar nga nevoja që autoritetet e drejtësisë italiane, të garantojnë deredikalizimin e dy të dyshuarve dhe familjes së tij.

Sipas hetuesve, dy të dyshuarit pasi të kryenin sulmin në Itali, do të arratiseshin drejt Afrikës, për t’iu bashkuar organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kishin ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të cilat iu dorëzuan Grupit të Hetimeve Shkencore për hetime teknike.

Pas