Publikohen për herë të parë pamjet e arrestimit të Rexhep Arapi, dhe nipit të tij Algert Arapi.
Ata dyshohet se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar që të ekzekutojnë Xhevdet Plakut, njohur si “Akili”.
Në bazë të dokumentave të sekuestruar nga SPAK rezulton se Xhevdet Plaku u shoqërua në orën 10 të paradites dhe u lirua në orën 20:10 të 19 Shtatorit 2019. Atentati u sabotua nga Dejvi Gjermeni, për shkak të frikës se mund të identifikohej duke larguar Rexhep Arapin nga komisariati para lirimit të Plakut, shkruan tvklan.
Gjermeni informacionet i kishte kërkuar për tu ardhur në ndihmë mikut të tij Rexhep Arapin. Hakmarrja mes Plakur dhe Arapit e ka zanafillën që në vitin 2000.
Kep Arapi dyshonte se “Akili” me 25 identitete ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij.
Konflikti i vitit 2000 dyshohet për çështje të trafikut të drogës.