Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani, si do dëbohen azilkërkuesit nga Gjermania

2017/02/11 at 10:31 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Plani, si do dëbohen azilkërkuesit nga Gjermania

Për një “zbatim më të mirë të detyrimit të riatdhesimit”, qeveria gjermane do të përgatisë së afërmi një projektligj. Mbajtja në vëzhgim do të zgjerohet me 10 ditë për ata azilkërkues të refuzuar që duhet të kthehen, për të penguar largimin e tyre në drejtim të paditur. Merkel theksoi, se Gjermania u ofron mbrojtje atyre që “kanë nevojë për ndihmë humanitare”.


Në muajt në vijim pritet që Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) pritet të refuzojë “rregullisht një numër të madh” kërkesash për azil, të atyre personave, që nuk kanë nevojë për t’u marrë në mbrojtje në Gjermani, pra numri i atyre personave që duhet të largohen nga Gjermania në vitin 2017 do të rritet më tej.

Një dokument – plan 16-pikësh i federatës ishte edhe baza e takimit të krerëve të landeve me kancelaren Angela Merkel të enjten në mbrëmje Qëllimi, sipas ministrit të Brendshëm, Thomas de Maziere është të arrihet “tek një përpjekje e përbashkët” për të përmirësuar politikën e kthimit të refugjatëve.

Pikat kryesore në dokument:
– Qendra grumbullimi për personat që duhen kthyer. Kush nuk ka shans për azil, do të vendoset në të ardhmen në një qendër të tillë grumbullimi. Parashikohet edhe një “Qendër për mbështetjen e rikthimit” – e cila do të ndihmojë për organizimin e dëbimeve në grup të refugjatëve, por edhe sigurimin e “dokumentacionit të nevojshëm në raste problematike”. Dëbimet shpesh ngecin në vendet e origjinës, të cilat shpesh nuk i dërgojnë dokumentet e identifikimit ose i dërgojnë ato me vonesë.
– Krahas qendrave të grumbullimit pritet të krijohen edhe “Qendra federale dëbimi” – ku azilkërkuesit e refuzuar të mbahen në ditët e fundit para dëbimit të tyre.
-Personat që njihen si rrezikuesit, të huaj, të cilët rrezikojnë drejtpërdrejtë sigurinë do të dëbohen më shpejt. Rregulloret për këtë do të thjeshtohen.
-Krijimi i impulseve për kthimin vullnetar – personat e prekur marrin një ndihmë të caktuar, nëse vendosin të kthehen vullnetarisht, sa më shpejt që të largohen, aq më e madhe do të jetë kjo ndihmë. Federata do të vërë në dispozicon këtë vit 40 milionë euro dhe 50 milionë për programet e riintegrimit.
-Këshillime për kthimin – azilantët pa perspektivë qëndrimi, gjë që prek shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit, do të këshillohen për rregulloret e qëndrimit menjëherë në momentin që mbërrijnë në Gjermani.

Kritika për përshpejtimin e dëbimeve
Kritika të forta nga planet për dëbime më të shpejta vijnë nga landet e qeverisura nga koalicioni i socialdemokratëve, të majtëve dhe Të Gjelbrit. Kryetarja e partisë së Gjelbër, Simone Peter e cilësoi këtë zgjidhjen e gabuar, sepse kompetencat e landeve ngrihen në nivel federate, më mirë landet të punojnë të çojnë fëmijët në shkollë, tha Peter.
Edhe nga organizatat që ndihmojnë refugjatët vijnë kritika. Günter Burkhardt, nga organizata ProAsyl thotë se “kjo është problematike, sepse Zyra Federale, BAMF zhvillon procedurat e përshpejtuara duke injoruar standartet për këtë.” Edhe sindikata e policisë, (GdP) është skeptike.

“Duhet të jemi të kujdesshëm të mos sakrifikojmë vlerat dhe konceptin tontë për drejtësinë me aksionizëm, vetëm për të dëbuar disa javë më shpejt njerëzit pa perspektivë qëndrimi”, thotë kreu i sja, Jörg Radek./tvklan.al

 

Etiketa: debimetgjermaniamerkel


Ju sugjerojmë

Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat
Aktualitet

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

21 Korrik, 2025 7:38 pm
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

21 Korrik, 2025 7:25 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Politikë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

21 Korrik, 2025 7:10 pm
Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit
Kryesore

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

21 Korrik, 2025 6:56 pm
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit

21 Korrik, 2025 6:53 pm
Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës
Kryesore

Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës

21 Korrik, 2025 6:46 pm
Gaza/ Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez: Të mbrohen civilët
Bota

Gaza/ Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez: Të mbrohen civilët

21 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
Përgjimet/ Bisedat për trafikun e drogës, si i instruktonte Klement Balili bashkëpunëtorët

Video/ Klement Balili kërcen i qetë në dasmë, edhe pse i kërkuar nga policia

Shpërthim me eksploziv në Tiranë 

Cërrik, grabitet me armë pika e karburantit

Rëndohet gjendja e grevistëve të fshatit Zharrëz

Rëndohet gjendja e grevistëve të fshatit Zharrëz
















TE FUNDIT

Ballkani përballet me zjarre

Ballkani përballet me zjarre
21 Korrik, 2025

Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 21 korrik, teksa një valë e re...

Lexo më shumë

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
21 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e sotme se shërbimet zjarrfikëse me ndihmën e ndërhyrjes nga ajri kanë arritur të fikin...

Lexo më shumë

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
21 Korrik, 2025

Kina ka filluar ndërtimin e një dige tjetër masive në Tibet. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Kryeministri Li Qiang...

Lexo më shumë

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat
21 Korrik, 2025

Ballkani Perëndimor - me rreth 20 milionë banorë - rrezikon të mbetet pa burime informacioni nga mediat që nuk janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com