Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani i qeverisë gjermane/ Si po planifikohet të tërhiqen punëtorë nga jashtë

2024/07/28 at 8:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Plani i qeverisë gjermane/ Si po planifikohet të tërhiqen punëtorë nga jashtë

Për të tërhequr punëtorë nga jashtë, qeveria gjermane planifikon të vendosë stimuj tatimorë për ta. Ka dhe masa të tjera lehtësuese.


Si pjesë e “iniciativës së saj të rritjes”, qeveria gjermane planifikon të prezantojë një dispozitë sipas së cilës profesionistët e sapoardhur në Gjermani mund të kenë 30, 20 dhe 10 për qind të pagës së tyre bruto pa taksa për tre vitet e para. Për këtë përfitim do të përcaktohet një kufi i poshtëm dhe i sipërm për pagën bruto.

Pas pesë vitesh, është planifikuar të vlerësohet efektiviteti i kësaj mase. Në Gjermani, si rregull, aplikohet një taksë progresive mbi të ardhurat në masën prej 14 për qind deri në maksimum 45 për qind, varësisht nga të ardhurat.

Ndërsa përkrahësit e kësaj mase për punëtorët e huajduan ta bëjnë tregun gjerman të punës sa më tërheqës financiarisht për punëtorët e huaj të kualifikuar, ata kundërshtohen ashpër nga përfaqësuesit e sindikatave. Sindikatat i frikësohen një “sistemi të taksimit të dyfishtë”.

Ministri Federal i Ekonomisë, Robert Habeck, nga ana tjetër, thekson se ekspertët preferojnë të shkojnë në vende të tjera, për shembull në Skandinavi, për shkak të kushteve më të mira tatimore dhe beson se “ia vlen të provohet kjo masë dhe të sjellë njerëz në Gjermani në këtë mënyrë.”

Ministri Federal i Financave Christian Lindner u referohet rregullave të ngjashme që ekzistojnë në shumë vende të tjera evropiane.

Ja si duket në disa prej tyre.

Portugalia

Vendet e Evropës Jugore po përpiqen veçanërisht të tërheqin ekspertë me stimuj tatimorë. Gazeta Süddeutsche Zeitung e hetoi këtë në shembullin e Portugalisë. Atje, personat me të ardhura të larta dhe përkthyes të pavarur, të cilët mund të punojnë nga kudo në botë, do të joshen nga një normë të thjeshtë tatimesh mbi të ardhurat prej 20 për qind e vlefshme për dhjetë vjet. Normalisht, në këtë vend punonjësit paguajnë një taksë progresive prej 14.5 deri në 48 për qind.

Kushti për aplikimin e normës 20 për qind është që punëtorët të kalojnë më shumë se gjysmën e vitit në Portugali dhe të punojnë atje. Ky rregull nuk zbatohet për pensionet, të ardhurat nga kapitali apo dividendat. Kjo shkaktoi pakënaqësi në vendet e BE-së me taksa të larta mbi kapitalin, pasi pensionistët e pasur filluan të shpërngulen në Portugali.

Kjo është vetëm një nga dhjetëra masat reformuese që Portugalia dëshiron të nxisë ekonominë e saj. Kështu, për shembull, masa e tatimit mbi fitimin synohet të ulet gradualisht nga 21 në 15 për qind.

Sipas të dhënave nga agjencia Reuters, gjithsej 74.000 persona kanë përdorur normën e taksave preferenciale në vitin 2022. Rregulli 20 për qind ekziston në një formë të modifikuar që nga viti 2009 dhe synohej si një nga masat e shumta për të rritur produktivitetin e vendit nën ndikimin e krizës financiare.

Spanja

Në Spanjën fqinje, ka gjithashtu një normë të reduktuar tatimore për punëtorët e huaj. Kjo “normë tatimore për të huajt” është më e lartë se në Portugali. Këtu zbatohet rregulli, sipas të cilit profesionistët mund të presin një normë tatimore prej rreth 24 për qind.

Italia

Rregullat në Itali janë shumë të ndërlikuara dhe varen nga shumë detaje: sa kohë keni qenë në vend, sa fitoni, varet nga numri i fëmijëve dhe mosha e fëmijëve në familje. Sipas blogut Itaxa (një shërbim online që reklamon “rregullat ndërkombëtare tatimore me fjalë të thjeshta”), deri në 90 për qind të të ardhurave mund të jenë pa taksa – por vetëm në kushte optimale dhe për këtë arsye rrallë.

Suedia

Vendet e Evropës Veriore japin gjithashtu lehtësira tatimore. Një studim i Qendrës së Informacionit të Leibniz për Ekonominë i vlerësoi këto lehtësime tatimore si efektive, por gjithashtu paralajmëroi për efektet negative për vendet e origjinës, pasi ato mund të nxisin një ikje të trurit.

Në Suedi, 25 për qind e të ardhurave janë të përjashtuara nga taksat. Sipas firmës konsulente Ernst & Young, vendi madje rriti stimujt tatimorë në vitin 2024. Punonjësit josuedezë të kualifikuar me të ardhura rreth 10.000 euro në muaj tani duhet të tatojnë vetëm 75 për qind të të ardhurave të tyre për shtatë vjet në vend të pesë vitesh sa ka qenë deri tani.

Danimarka

Në Danimarkë, veçanërisht ekspertë të kualifikuar, për shembull shkencëtarët, paguajnë vetëm 27 për qind të tatimit mbi të ardhurat për shtatë vjet – plus kontributet sociale. Punonjësit e tjerë me një pagë mujore prej rreth 10.000 € paguajnë vetëm një normë tatimore prej 32.84 për qind – edhe pse shkalla më e lartë tatimore në Danimarkë është në fakt 53 për qind.

Holanda

Edhe në Holandë, ekspertët e kërkuar mund të kursejnë ndjeshëm taksat. Aty zbatohet “rregulli 30 për qind” (që do të thotë se pothuajse një e treta e të ardhurave janë pa taksa), që është tërheqëse, por edhe e diskutueshme dhe vazhdimisht në ndryshim.

Rregulli është një mënyrë për të arritur “drejtësinë tatimore”, pasi ka shumë opsione për deklarata tatimore individuale me shumë mundësi për zbritje të taksave.

Nga rregullat komplekse shihet se ky nuk është një lehtësim masiv tatimor – as një “bujaritet” i qëllimshëm për të mbushur boshllëqet me emigrantët. Rregulli synon të transferojë sistemin e lehtësirave pa taksa për një periudhë të caktuar te të huajt në Holandë në mënyrë që të lehtësojë përshtatjen e tyre. Ky është ndryshimi më i rëndësishëm në krahasim me diskutimin që po zhvillohet në Gjermani./DW



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
10 të vrarë nga sulmi me raketa në Lartësitë e Golanit

10 të vrarë nga sulmi me raketa në Lartësitë e Golanit

A janë Lojërat Olimpike gjëja e duhur për sportistët fëmijë?

A janë Lojërat Olimpike gjëja e duhur për sportistët fëmijë?

“As mos pëshpërit në gjuhën tënde…” Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët

“As mos pëshpërit në gjuhën tënde…” Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com