Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani i PD/ Basha, ndihma financiare për qytetarët rrit xhiron e biznesit

2020/11/23 at 11:07 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Plani i PD/ Basha, ndihma financiare për qytetarët rrit xhiron e biznesit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është njohur sot me shqetësimet e një biznesi në Tiranë që shet produkte bazë të konsumit.


Kreu i demokratëve deklaroi se ka kërkuar ndihmë financiare për të gjithë, njësoj si vendet e rajonit, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve të konsumojnë dhe të blejnë sa më shumë produkte shqiptare. “Nuk ka problem pa zgjidhje, ka vetëm qeveri që nuk japin zgjidhje”, theksoi ai.

Gjatë bashkëbisedimit me menaxheren e biznesit, kryedemokrati shprehu shqetësimin që bizneset e vogla dhe ato të mesme janë rrënuar nga kriza pa u ndihmuar nga qeveria.

Menaxherja i shprehu kreut të opozitës shqetësimin e rënies së xhiros dhe shkurtimit të vendeve të punës.

“Xhiroja me të thënë të drejtën ka rënë shumë, për shkak të pandemisë, njerëzit janë tërhequr shumë edhe në zgjedhjen e produkteve. Kemi klientë që vinë, shohin edhe ikin. Pandemia i ka trembur shumë dhe i ka zënë shumë paniku. Xhiroja afërsisht bëhej 500 në turn. Ne 500 e bëjmë gjithsej xhiro totale. Ka rënë domethënë shumë. Sepse ne kishim produkte, siç e shikoni, dhe të gjitha produktet që shesim më shumë janë vetëm produktet e bulmetit, buka edhe lëngjet”, – shprehet menaxherja, Rolanda Cani.

“Gjithashtu dhe stafi, sepse këtu ka qenë një pikë që ka pasur xhiro shumë të madhe le të themi, tani kemi reduktuar edhe stafin. Stafi ka qenë nga 5 punonjës dhe menaxherja 6. Unë jam menaxherja e dyqanit, dhe tani unë kam 3 veta staf, dhe vetë mundohem që të futem edhe tek shitjet, edhe tek pjesa e menaxhimit. Nuk është se bëj vetëm menaxheren edhe hyj tek të gjitha sektorët”,  vijoi ajo.

Ndërkaq, kreu i PD Lulzim Basha e vuri theksin tek pasojat e kësaj krize dhe mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë për biznesin.

“Problemi kryesor i kësaj krize që ka 7 vite, por që pandemia e ka rënduar dhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë. Dhe kjo reflektohet pastaj tek i gjithë zinxhiri, edhe zinxhiri prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit. Ju e dini, ne kemi dalë prej javësh me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura. Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë një ndihmë financiare. Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para çfarë do bëjnë? Do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë, do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm”,  u shpreh gjatë bisedës kryetari Basha.

Duke marrë shembull biznesin në fjalë, Basha shpalosi idetë e tij dhe të PD për të ndihmuar biznesin në krizë si pasojë e rënies së konsumit.

“Zgjidhja është që ne të ndihmojmë konsumin dhe të ndihmojmë konsumin do të thotë t’i çojmë lekët sot aty ku kanë nevojë më shumë njerëzit, të ndihmojmë ata që kanë humbur vendet e punës, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi ekonomike, të ndihmojmë sipërmarrjen e vogël, t’ju ndihmojmë ju që në vend që t’i hiqni njerëz nga puna, t’i mbani, dhe për këtë kemi propozuar një paketë minimale që ata që nuk i mbani dot vetë, të keni një ndihmë nga shteti, po mbi të gjitha të ndihmojmë njerëzit të bëjnë konsumin bazë të ditës dhe paratë e taksave të shqiptarëve sot nuk mund të shpenzohen në asnjë vend tjetër më mirë se sa duke ndihmuar shqiptarët, sepse kriza ekonomike ka shtatë vite që rëndohet por në veçanti, tani me pandeminë që është akute, të sigurojmë ushqimin bazë për njerëzit dhe nuk ka vend më të mirë për ta siguruar ushqimin bazë se sa duke blerë produktet e Shqipërisë, produktet e fermerëve shqiptarë.

Dhe përfitoj dhe njëherë të bej një thirrje, meqë jemi këtu në një pikë shitje ku të gjitha prodhimet janë shqiptare; t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të konsumojmë e të blejmë sa më shumë produkte shqiptare”, apeloi Basha. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Qytetarët me COVID, Brataj sqaron si të lidhen me mjekun e familjes

Qytetarët me COVID, Brataj sqaron si të lidhen me mjekun e familjes

Studiuesi: Vaksina e Oksfordit do të ndalojë transmetimin e COVID

Studiuesi: Vaksina e Oksfordit do të ndalojë transmetimin e COVID

Akuza për tjetërsim pronash, Gjykata lehtëson masën e ish-deputetit Ndoka

Akuza për tjetërsim pronash, Gjykata lehtëson masën e ish-deputetit Ndoka
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com