Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit

2022/09/14 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Plani i Evropës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit

Bashkimi Evropian pritet të prezantojë pakon e re të masave që kanë për qëllim të ulin çmimet e gazit dhe energjisë, të cilat po rrisin inflacionin në nivel rekord. Rritja e çmimeve po pengon po ashtu aktivitetin industrial dhe po shtrenjton faturat për qytetarët para sezonit të dimrit.


Në fillim të këtij muaji, Rusia njoftoi se nuk do të rihapë gazsjellësin kryesor që sjell gaz në Evropë, Rrjedhën Veriore 1. Ky është vendimi i fundit në një seri vendimesh që kanë kufizuar furnizimet e energjisë ruse për Evropën. Moska ka thënë se këto kufizime po bëhen në kundërpërgjigje të sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Komisioni Evropian pritet që të mërkurën, më 14 shtator, të paraqesë propozimet e BE-së dhe më pas qeveritë e shteteve anëtare mund të punojnë mbi detajet e propozimeve, dhe ka të ngjarë që t’i miratojnë masat më 30 shtator në takimin e ministrave të Energjisë.

Më poshtë mund të mësoni detajet nga drafti i propozimeve të Komisionit Evropian, dokument të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Taksë për centralet që funksionojnë pa gaz

Në draft-propozimin e BE-së thuhet se do të vendosen taksa mbi të ardhurat e gjeneruesve të energjisë elektrike që nuk punojnë me gaz dhe u kërkohet qeverive që të shpenzojnë paratë e mbledhura për të mbrojtur konsumatorët dhe industrinë nga rritja e faturave të energjisë.

Në sistemin e BE-së, centralet e gazit shpesh vendosin çmimin e energjisë elektriket. Termocentralet që funksionojnë me karburante të tjera më pas e shesin energjinë e tyre me çmime të larta – edhe pse ato nuk duhet të paguajnë fatura të shtrenjta për gaz.

Brukseli dëshiron që të heqë çdo të ardhur tjetër që përfitojnë centralet që prodhojnë energji përmes erës, paneleve diellore dhe centraleve bërthamore, thuhet në draft, i cili mund të ndryshojë para se të publikohet nga blloku evropian.

Masat do të aplikoheshin në një çmimi të caktuar për megavat për orë mbi të ardhurat që këta prodhues marrin nga shitja e energjisë në treg. Kufiri i të ardhurave do të zbatohej pasi të kryheshin të gjitha transaksionet e energjisë, kështu që masat, nëse miratohen, nuk pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejt në çmimin e tregut evropian për energjinë elektrike që tregtohet në bursë, thuhet në draft-propozim. Në dokument thuhet se përjashtim bëjnë të ardhurat që dalin nga skemat e subvencionimeve qeveritare.

Termocentralet me qymyr nuk do të përfshihen në këtë masë, pasi shpenzimet e tyre të karburanteve janë rritur jashtëzakonisht shumë këtë vit, u tha në draft.

Në një draft-propozim të mëhershëm, të cilin Reuters e ka parë, ishte përfshirë limiti i të ardhurave prej 200 eurosh për megavat në orë. Çmimi i energjisë elektrike në Gjermani muajin e kaluar arriti në nivel rekord prej më shumë se 1.000 eurosh për megavat, ndërkaq aktualisht një megavat në treg po shitet për rreth 460 euro.

Grupet e industrisë thanë se shumica e fermave e energjisë së erës në Evropë nuk do të fitojnë nga çmimet e larta të energjisë, pasi ato e shesin energjinë në bazë të kontratave me çmime fikse dhe shumë prej tyre janë përfituese të skemave mbështetëse qeveritare. Dhe kjo, ngreh pyetjen se sa para do të mbledhë kjo masë e BE-së.

Kontribut për qytetarët

Kompanive që kanë përfituar shumë nga shitja e lëndëve djegëse fosile me çmim jashtëzakonisht të lartë, do t’u kërkohet që të japin kontribut financiar për të ndihmuar qytetarët dhe industritë që janë prekur nga faturat e shtrenjta, thuhet në draft-propozimin e BE-së.

Shtetet e BE-së, sipas draft-propozimit, duhet të prezantojnë masën e “kontributit të përkohshëm” për kompanitë e themeluara në BE të naftës, gazit, qymyrit dhe rafineritë. Sipas draftit, këto firma do të duhet të kontribuojnë me një të tretën e “fitimeve që tatohen dhe suficitit që kanë pasur në vitin fiskal 2022”.

Disa shtete, përfshirë edhe Italinë, veçse kanë prezantuar taksë për fitim për firmat e energjisë. Në draft po ashtu shkruan se Brukseli mëton të vendosë një normë minimale për të gjitha shtetet e BE-së, por qeveritë më pas mund të zgjedhin nëse duan ta rrisin këtë normë.

Ulje e konsumit të rrymës

Sipas draft-propozimit të BE-së, do të vendoset një objektiv i detyrueshëm për të gjitha shtetet që të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë këtij dimri, për të siguruar që Evropa të ketë energji të mjaftueshme për të kaluar muajt e ftohtë.

Depotë e gazit të BE-së tani janë të mbushura në 84 për qind të kapacitetit të tyre, duke tejkaluar objektivin e vendosur për rezerva para dimrit. Por, analistët thanë se Evropa do të duhet të zvogëlojë konsumin e gazit gjatë dimrit, për të shmangur zbrazjen e depove. Shtetet e BE-së veçse janë pajtuar që të ulin kërkesën për gaz këtë dimër – dhe zvogëlimi i konsumit të rrymës pritet të jetë kërkesa e radhës.

Gjatë periudhës së pikut të çmimeve të rrymës, shteteve evropiane do t’u kërkohet që të ulin përdorimin e energjisë në një përqindje që ende nuk është specifikuar, u tha në draft.

Shtetet evropiane po ashtu munden që vullnetarisht të caktojnë objektivë për zvogëlimin e përdorimit të elektricitetit. Në një draft të mëhershëm u përmend shkurtimi në mënyrë vullnetare deri në 10 për qind të energjisë në muajt në vijim, krahasuar me një shkurtim mesatar prej 5 për qind që ishte aplikuar në periudhën 2017-2021.

Likuiditet emergjent për kompanitë e energjisë

Shteteve të BE-së po ashtu, sipas draftit, pritet t’u kërkohet që të hartojnë “instrumente emergjente të likuiditetit” për të ndihmuar kompanitë e energjisë që të përballen me nevojat në rritje për kolateral.

Kompanitë shesin pak energji në bazë të kontratave paraprake, me qëllim që të sigurojnë një çmim të caktuar, por atyre do t’u kërkohet që të japin një depozitë në rast se ato nuk arrijnë të prodhojnë energji sa duhet. Rritja e çmimeve të energjisë ka bërë që kompanitë të detyrohen të vendosin më shumë para në formë depozite, duke bërë që disa prej tyre të kenë vështirësi të gjejnë financim shtesë.

Zyrtarët e BE-së thanë se planet për mbështetje emergjente për likuiditet ende janë duke u hartuar dhe ka të ngjarë që këto plane të prezantohen më 14 shtator. Në një njoftim të publikuar javën e kaluar nga Komisioni Evropian u tha se ligjvënësit evropianë janë duke shqyrtuar disa opsione për këtë çështje.

“Kjo mund të përfshijë edhe pranimin e më shumë aseteve si kolateral, lehtësimin e transformimit të kolateralit, garancive bankare dhe ofrues të likuiditetit, përfshirjen e skemave të garancive shtetërore për të mbështetur mekanizmat e tillë të likuiditetit”, tha Komisioni Evropian.

Pa çmim tavan për gazin

Në draft-propozimin e BE-së, të parë nga Retuers, nuk është përfshirë vendosja e një çmimi tavan për gazin, një ide kjo që ka krijuar ndarje në mesin e shteteve të bllokut.

Shtetet e BE-së i kanë kërkuar Brukselit që të propozojë një çmim tavan, por ato kanë mospajtime nëse një masë e tillë do të duhej të aplikohej për të gjithë gazin e importuar, dërgesat përmes tubacioneve apo edhe për tregtimin me shumicë të gazit.

Gjermania, Holanda dhe Danimarka kanë kundërshtuar vendosjen e çmimit tavan për gazin, duke paralajmëruar se kjo masë do të krijonte vështirësi për shtetet që të gjejnë furnizime me çmime konkurruese në tregjet globale dhe do të rrezikonte sigurinë energjetike të Evropës gjatë sezonit të dimrit.

Italia dhe Polonia janë në mesin e shteteve që mbështesin vendosjen e çmimit tavan për gazin, pasi sipas tyre, një masë e tillë do të ndikonte në uljen e faturave për qytetarët dhe industritë.

BE-ja po ashtu ka hequr dorë nga një plan i mëhershëm për të vendosur çmim tavan për gazin rus. Shtetet, sikurse Hungaria dhe Austria, kanë kundërshtuar këtë ide, teksa kanë argumentuar se Moska do të mund të kundërpërgjigjej me ndalimin e furnizimeve që ende dërgon në BE./ REL



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Protesta/Meta nxjerr foton e vogëlushes: Inceneratori po djeg paratë e librave të mi

Protesta/Meta nxjerr foton e vogëlushes: Inceneratori po djeg paratë e librave të mi

Rusia financoi PD me 500 mijë $,VOA: Përkon me hetimet për deklarimet e firmës Muzin

Rusia financoi PD me 500 mijë $,VOA: Përkon me hetimet për deklarimet e firmës Muzin

KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, Julian Xhengo

KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, Julian Xhengo
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com