Kim Kardashian dhe Kaney West kanë shprehur vazhdimisht dëshirën e tyre për një familje të madhe dhe tashmë është nënë e katër fëmijëve. North, Saint, Chicago dhe Psalm janë katër vogëlushët e saj, të cilët ajo shpesh herë i bën pjesë të rrjeteve sociale.
Sigurisht nisur nga dëshirat e tyre, fansat janë kuriozë të dinë nëse, ylli i familjes Kardashian do të bëjë një fëmijë tjetër dhe Kim ka treguar se momentalisht për shkak të angazhimeve profesionale nuk e ka në plan.
“I dua shumë fëmijët e mi por katër mund të përballoj me kaq ngarkesë sa kam dhe secili nga fëmijët e mi kërkon shumë vëmendje”, shkroi Kim Kardashian.
Kim u bë nënë për herë të katërt në muajin maj dhe vogëlushi i saj, Psalm erdhi në jetë nëpërmjet një nëne mbartëse./Opinion.al