Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plane për ditët e para të Dhjetorit? Mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

2023/12/01 at 9:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Plane për ditët e para të Dhjetorit? Mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

Plane për fundjavën? E shtuna dhe e diela pritet të shoqërohet me temperatura mbi mesataren e ditëve të Dhjetorit.


Në një lidhje direkte për Klan Neës, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se pritet që këtë fundjavë të kemi kryesisht mot të qëndrueshëm, por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu apo dëbore në zona të izoluara.

Problematike për fundin e ditës së sotme dhe të shtunës pritet të jetë parametri i lartë i erës.

“Dita e sotme mbetet me vranësira të shpeshta. Më të dukshme janë në zonat veriore, duke krijuar mundësira për reshje shiu. Pjesa e dytë e ditës do t’i bëjë vranësirat më të shpeshta, duke bërë që të kemi reshje në zona të izoluara në veri-perëndim të territorit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet me reshje të papërfillshme.

Dita e shtunë, në pjesën e parë do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, do të kemi vranësira, por herë pas here kemi edhe intervale me kthjellime në territorin shqiptar. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë reshje shiu, të cilat kryesisht do të jenë në Ultësirën Perëndimore në sasira të pakta, ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të dëborës. Edhe gjatë ditës së dielë do të jetë një mot me vranësira, reshjet herë pas here priten të jenë prezente në territorin shqiptar.

Problematike gjatë fund-ditës së premte dhe fundjavës është parametri i erës. Është një erë shumë e fortë në det të hapur. Pritet të jetë edhe me një shpejtësi 80-85 km/orë nga drejtimi jugor, duke bërë që edhe dallgëzimi të jetë më i lartë në det të hapur. Mbetet shumë e fortë era duke bërë që të kemi problematika herë pas here përsa i përket trafikut detar. Edhe në tokë, pritet që era të jetë problematike pasi pritet që të shfaqet në intervale të shkurtra kohore. Era mbetet problematike edhe ditën e shtunë, kurse ditën e dielë, fatmirësisht kemi një rënie të intensitetit të parametrit të erës.

Temperaturat do të jenë të larta sot, maksimumet shkojnë deri në 20 gradë Celsius në rang territori. Mbeten të larta edhe të shtunën. E diela sjell një rritje të ndjeshme të tyre në orët e para të mëngjesit duke bërë që në qytetet e zonave malore të kemi temperatura pozitive, 2-3 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore t’i kemi nga 9-10 gradë Celsius”-tha Hakil Osmani.

Muaji Dhjetor në vija të përgjithshme pritet të jetë një muaj me temperatura më të larta se vlerat normale.

 “Dhjetori në vija të përgjithshme pritet të jetë një muaj me temperatura më të larta se vlerat normale. Do të ketë ditë që do të sjellin edhe temperatura të ulëta, do të kemi episode ku do të kemi futjen e masave ajrore të ftohta, çka do të bëjë që të kemi temperatura në vlera negative. Përsa i përket reshjeve, do të jenë prezente në territorin shqiptar edhe në formën e dëborës, kryesisht zonat të cilat do të jenë më të prekura, janë ato të veri-lindjes. Ka sinjale që të paktën në 15-ditësh e parë, reshjet të mos jenë problematike”-tha Osmani.



Ju sugjerojmë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Çmimet e naftës rriten sërish pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër

19 Qershor, 2026 12:14 pm
Para
Video/Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin e Klimës COP28

Video/Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin e Klimës COP28

DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm

DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizëm

Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar, Balla: 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestruan armë dhe drogë

Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar, Balla: 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestruan armë dhe drogë
















TE FUNDIT

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
19 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}