Aktualitet

“Plan financiar antisocial”, Meta kthen në Kuvend Buxhetin për vitin 2022


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 10/12/21 |
Opi Nion

Presidenti Meta ka kthyer për rishqytim në Kuvend “Buxhetin për vitin 2022”:

Në arsyet e argumentuara nga Kreu i Shtetit për kthimin përmendet se: Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale; Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij; Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë; Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 25 nëntor, ka miratuar  me shumicë votash ligjin nr. 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”./Opinion.al

 

Pas